Adrola Dushi si rrallë herë na ka habitur me postimin e fundit, teksa duket sikur ka dashur të thumbojë dikë.
“Perpara se te ngrihesh një nivel me lart ne jetën tende, Zoti do te te tregoje fytyrën dhe zemrën e vertete te njerezve rreth teje, qe ta dish ke te marrësh me vete dhe ke te lesh nje nivel me poshte! ”- thuhet në postimin e shpërndarë dhe ne po pyesim veten se kujt mund t’i drejtohet vallë.
Këto postime nuk para bëhen nga modelja, kështu që me siguri diçka ka ndodhur mes saj dhe një tjetër personi.
Nga ana tjetër edhe Capital T, ka postuar diçka të ngjashme në “Threads”, ku shkruan: “Të gjithë të duan kur je në majë…”
Nuk e dimë çfarë mund të ketë ndodhur mes çiftit (ende të padeklaruar publikisht), por me sa shihet të dy duken jo fort mirë, të paktën nga postimet e tyre.