Adelina Tahiri ka nisur pushimet tashmë dhe postimet e saj të fundit në Instagram, e tregojnë më së miri krizën mes çiftit. Këngëtarja maqedonase, ka nisur pushimet, ku nuk i ka kursyer fotot “hot” në rrjetet sociale.
Por, teksa të gjithë presim të shikojmë Adelinën në krah me bashkëshortin e saj, bëhet me dije se ai nuk i është bashkuar familjes.
Kështu, këngëtarja ka nisur pushimet me djalin dhe me familjen e saj, teksa bashkëshorti mungon në këto ditë, si për të përforcuar zërat se tashmë lidhja mes tyre ka shkuar pa kthim drejt një divorci.
Sipas burimeve, kjo është edhe arsyeja se pse dyshja nuk janë shfaqur bashkë as në ditëlindjen e këngëtares dhe as në festat apo pushimet verore të tyre.
Si duket, kësaj romance i ka ardhur fundi, ndaj edhe këtë verë, Adelina është “single” dhe pamjet përvëluese në rrjetet sociale nuk na i ka kursyer.