Emocionet kanë marrë rrjedhë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” pas një debati të ashpër mes Edona James dhe banorëve të tjerë, Lumbardhit dhe Albyt.
Konflikti, i cili buronte në dhomën e makijazhit, arriti pikën kulminante kur Edona nuk mundi të mbante më lotët, duke u shpërthyer në të qara.
Përballja e fortë e la Edonën të tronditur, dhe në momentin e saj më të ndjeshëm, pjesëtarët e shtëpisë Buci, Gania dhe Shqipja i dolën në mbështetje.
Me përkujdesje dhe fjalë ngushëlluese, ata bënë ç’është e mundur për të qetësuar shpirtin e trazuar të Edonës, gjersa kritikonin paksa edhe Albyn që rëndoi gjendjen e saj.
Megjithatë kjo e fundit mohoi që ta ketë rënduar me fjalë apo ngacmuar Edonën, por që kjo e fundit vet në një moment ‘shpërtheu’ në lot.
Publiku dhe fansat e BBVK së bashku mbetën të prekur nga ndjeshmëria e Edonës, dhe shumë prej tyre ndanë komente mbështetëse në rrjetet sociale.
Kujtojmë se këtë javë janë të nominuar të gjithë banorët e shtëpisë dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të premten e kësaj jave.