Diola Dosti ka qenë e ftuara e radhës në rubrikën “Mos i bjer me Top” që moderohet nga Erjola Doci dhe Ronaldo Sharka.
Intervista po shkonte shumë mirë, derisa Diola dhe Erjola ia nisën të “ulërasin” në studio. Çfarë ndodhi?!
I gjithi në fakt ishte një rreng i Ronaldo Sharkës për Diolën – rreng për të cilin gazetari me sa duket nuk e kishte njoftuar kolegen e tij Erjolën. Gjatë kohës që Diola fliste, u lëshua nga lart një gjarpër lodër, gjë që i trembi për vdekje vajzat në studio, e mbi të gjitha Erjolën. Momenti shkaktoi mjaft të qeshura në studio.