Ditën e sotshme banorët kanë qenë duke kërcyer rreth e rrotull pishinës, kur një e papritur ka ndodhur.
Jetmiri i cili ka qenë ngjitur me Lidin, i ka vendosur dorën në kurriz atij, duke e shtyrë.
Sapo Lidi ka rënë në pishinë banorët kanë thirrur mikrofoni, e teksa Lidi ka dalë menjëherë nga pishina, në përpjekje për të rregulluar mikrofonin, disa prej banorëve kanë qeshur.
Në sfond dëgjohet Jetmiri që thotë unë e bëra, ndërsa Lidi thjesht tund kokën.