Ditën e sotme Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar listën e konkurentëve që janë pranuar në “Festivalin e Këngës”, fituesi i të cilit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Kanë qenë plot 31 të përzgjedhur nga 80 aplikime që janë dërguar gjithsej për të marrë pjesë në kompeticion. Mirëpo, ajo që vihet re është mungesa e emrave si Elvana Gjata dhe Luiz Ejlli.
Sipas disa listave të aplikimeve që qarkulluan disa ditë më parë, thuhej se ndër këngëtarët që kishin aplikuar ishin edhe Luiz Ejlli me një krijim të Flor Mumajesit dhe Elvana Gjata me një projekt nga Darko Dimitrov.
Lista e mësipërme e përfshin emrin e të dyve, sikurse të disa artistëve të tjerë që gjithashtu nuk ndodhen në listën përfundimtare të konkurentëve, përveç Samanta Karavellos e cila me sa duket do të konkurojë me një projekt të Fifit.
Sa i përket Luiz Ejllit dhe Elvana Gjatës, nuk ka ende një konfirmim lidhur me pohimin ose mohimin e lajmit të pjesëmarrjes së tyre në “FiK 62”