Mbrëmjen e djeshme Luizi ka pasur dy koncerte të tjera në Kosovë, një në Gjilan dhe një në Suharekë, mirëpo asnjëri nga të dy nuk është zhvilluar.
Teksa clubet kanë shpjeguar fillimisht se Luizi ishte vonë e më pas se kishte probleme teknike, fansat janë “irrituar” shumë me clubet nga kjo situatë, duke u shprehur se kishin shkuar atje vetëm për Luizin.
“Mbushin clubet duke përdorur emrin e Luizit” – janë shprehur fansat.
Të tjerë u shprehën shumë të zhgënjyer për arsyen e pengesave teknike, pasi Tayna vazhdoi koncertin e saj. “Kur kishte probleme teknike, pse Tayna u ngjit në skenë e Luizi jo?” – u shprehën fansat e Luizit.
Ndërsa, të tjerë që ishin në club, kanë mbajtur gjithë kohën shkrime në telefonin e tyre për Luizin, në shenjë acarimi.