Moderatorja e mirënjohur Aida Shtino ka zbuluar më shumë detaje në një intervistë në një emision televiziv, në lidhje me karrierën e saj ku gjithashtu ka rrëfyer edhe më shumë për jetën e saj personale.
Edhe pse ka kohë që emisioni “Njerëz të humbur” nuk ekziston më në Shqipëri, Aida u shpreh se ende shumë njerëz e kontaktojnë atë për t’i ndihmuar të gjejnë të afërmit e tyre.
Vazhdojnë ende të më shkruajnë në rrjetet e mia sociale. Në email më shkruajnë për rastet që unë kam pasur që janë denoncuar në emision, por edhe raste të reja. Kurse kur takoj njerëz kështu në rrugë më thojnë ‘çfarë u bë me Bleonën’. Me të gjithë ato rastet që unë kam kërkuar.
Përsa i përket rastiti të Bleonës, është një nga ato raste që është përfolur për episode të shumta në emisionin e saj, por që nuk është gjendur ende.