“Kepi i VIP”-ave është një reality show që transmetohet çdo të dielë në Top Channel dhe që në pjesën e parë ka gozhduar publikun pas ekranit, me kuriozitetin se si secili prej pjesëmarrësve do të sillet në këtë bashkëjetesë unike dhe pa rregulla.
Në puntatën e dytë ata kane zhvilluar një lojë të këndshme, ku pati situata të ndryshme. Secili prej tyre kishte për të zgjedhur një person për t’a puthur, një tjetër për të dalë në një takim romantik dhe një tjetër për t’i hedhur tortën në fytyrë. (Një version i lojës puth, marto, elemino)
Kur njëra prej konkurrenteve, Erisa Haxhiu zgjodhi Ronaldo Sharkën për një darkë romantike, ky i fundit bëri sikur i ra të fikët.
“Mu rrënqeth mishi kur më zgjodhi Erisa”, tha ish-banori i “BigBrother VIP 2”, pasi “erdhi ne vete”.
Ndërkohë, Erisa zgjodhi që puthjen dhe tortën fytyres t’ia jepte Gerti Koxhës, gjithashtu një ish-banor i BBV, për të cilin tha:
“Me duket djalë interesant, i qetë, por të shohim”.
Kujtojmë që “Kepi i Vipave”, mori vëmendjen maksimale prej debatit virtual që ndodhi mes Luiz Ejllit dhe Ronaldo Sharkës, kur ky i fundit deklaroi se Kiara Tito (partnerja e Luizit), nuk ishte e përshtatshme për atë format dhe se vet Ronaldo do e bënte shumë më mirë.