Efi Dhedhes ishte një nga banoret më të komentuara të BBV, e cila arriti të shkonte deri në finalen e madhe me hyrjen e saj për herë të dytë. Në finalen e madhe të spektaklit, në surprizën dedikuar Efit, iu ofrua dhe kontrata për të qenë imazh i Lori Caffe për verën.
E tani që jemi thuajse në fund të verës, Efin nuk e pamë si imazh të kompanisë askund. Lidhur me këtë, ish banorja është pyetur shumë së fundmi. Madje në një komunikim pyetje-përgjigje me ndjekësit (Ask me a question), Efi u pyet sërish lidhur me këtë çështje, për të cilën ajo u shpreh “Nuk e di, akoma po pres përgjigje”
Nuk dihet akoma se çfarë ka ndodhur me këtë kontratë, por thuhet se Efi nuk i ka punët dhe aq mirë me produksionin, prej debateve që pati me hyrjen e saj të dytë dhe komentet drejtuar opinionistëve pas përfundimit të edicionit të dytë të BBV. Mbetet të presim të shohim zhvillimet e reja!