Ndonëse e shkëputur prej kohësh nga showbiz, Rovena Stefa nuk ka qëndruar larg skenës ku gjithnjë është angazhuar me koncerte.
Mirëpo, në një koncert të saj të fundit, publiku ka mbetur i habitur, kur në një moment “auto-tune” lë në baltë këngëtaren.
Video menjëherë është shpërndarë në rrjete sociale duke u bërë virale.
Kujtojmë se ditët e fundit Rovena po mendon t’i kthehet showbiz, përmes BBV. Në një postim ajo pyet ndjekësit e saj nëse duhet apo jo të hyjë në BBV, pa përmendur nëse bëhet fjalë për formatin në Shqipëri apo Kosovë.