Ndonëse është përpjekur shumë për t’ja fituar zemrën, Azemi papritur thotë se nuk ndjen më asgjë për Albën. Pak para se të fillonte spektakli i mbrëmjes së sotme në ‘Big Brother Vip Kosova’, Azemi i thotë Albës se nuk ndjen më gjë për të, teksa ishin duke u bërë gati. Kjo e fundit, ndonëse e gjeti të papritur këtë deklaratë tha se po e priste.
“Dytë jemi të mirë. Nuk jam xheloz sepse më nuk ndjej asgjë”, ia ktheu Azemi.
Pas kësaj deklarate, Alba u shpreh se është e lumtur për vendimin e tij, teksa iu drejtua: “Shyqyr o Zot”.
Më herët, Alba ka theksuar se nuk mund të ketë diçka më shumë se shok me Azemin, pasi nuk ndjen gjë për të. Kujtojmë se edhe dy djem të tjerë në shtëpinë e famshme, Lumbardhi dhe Blerando kanë shprehur dëshirën për ta njohur më tepër Albën por kjo e fundit ka dhënë të njëjtën përgjigje: Ju shoh thjesht si shokë