Aurela Gaçe është padyshim mbretëresha e performancave “live”, e cila prej vitesh është pjesë e skenes muzikore shqiptare.
Aurela na ka “trishtuar” me një postim te bërë në profilin e saj të Instagramit, duke lajmëruar se nuk do të jetë pranë publikut këtë sezon dimëror.
“Per të gjithë ju që jeni mësuar të më shihni me
performanca “live” prej pothuaj 10-11 vitesh në Tiranë, për të gjithë ju që më pyesni se kur do filloje sezoni i ri, ju bëj me dije se këtë sezon dimëror nuk do jem pranë jush. Sigurisht do të jem me data të caktuara por jo cdo fundjavë, ashtu si vitet e mëparëshme”.
Nuk është ende e qartë arsyeja se pse kengëtarja e talentuar ka marrë këtë vendim por le të shpresojmë që artistja po përgatitet për surpriza akoma më të medha.