Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” shënoi një tjetër sukses të filmit, pas gjithë pritjes madhështore që iu bë yjeve të filmit në Kosovë.
Fillimisht në Prishtinë, aktorët u pritën nga mijëra fansa që shtyheshin në radhë për të bërë foto me ta. Por, ajo që u ndje më shumë se në çdo qytet tjetër, ishte adhurimi i fansave për Luizin, i cili u duk sikur la ‘pak në hije’ gjithë pjesën tjetër të kastit.
Nga ana tjetër, e kundërta ndodhi me Olta Gixharin, teksa në rrjet po qarkullon një video virale tashmë ku Olta përshëndet të pranishmit, ndërsa një prej tyre thotë “Vallah mos u fry o Olta se nuk të do askush…”
Pas gjithë “zhurmës” në Prishtinë, radha ishte e premierës në Gjakovë, ku duket se Olta Gixhari ka munguar dhe rrjeti menjëherë e lidhi këtë me pritjen në Prishtinë. Nuk e dimë nëse Olta ka pasur angazhime të tjera që ka munguar në Gjakovë, apo thjesht ka vendosur të “bojkotojë” premierën.