Redi i “Për’puthen” është kthyer në një personazh mjaft të komentuar në rrjet, kjo si fillim për dhuratat luksoze e takimet me vlera nga 5mijë euro që ka bërë me vajzat në studio, kryesisht Albinën.
Edhe pse është komentuar shumë dhe të shumtë kanë qenë komentuesit por edhe konkurentë të “Për’puthen” që nuk e kanë besuar dhe e kanë menduar si lojë për vëmendje gjithë këtë “paradë”, sërish Redi ka treguar se ky është stili i tij i zakonshëm i jetesës dhe përditshmëria e tij.
Mirëpo, një detaj është kapur nga “Eterna Entertainment” që e ka nxjerrë “zbuluar” konkurentin, ku në faturë shpenzimi i takimit ishte për “Për’puthen” e jo për konkurentin, dhe ky lajm bëri xhiron e rrjetit.
Fill pas këtij lajmi të shpërndarë, duket se konkurenti nuk e ka pritur fare mirë e madje i është drejtuar me mesazhe “kërcënuese” redaksisë së “Eterna Entertainment”.
“Pa merak se ju gjej që nesër” – ka qenë mesazhi i publikuar nga media, i dërguar nga Redi.