Ndërsa pjesa më e madhe e Europës po ‘tronditet’ nga temperaturat e larta dhe zjarret, një pjesë e Ballkanit po përballet me stuhi vdekjeprurëse.
Vapa përvëluese ia ka lënë vendin stuhive të fuqishme në vendet perëndimore të Ballkanit.
5 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi erërat e forta dëmtuan ndërtesa dhe thyen pemë nëpër rrugë.
Shumica e viktimave janë regjistruar në Kroaci, të gjithë të vrarë në automjetet e tyre që u goditën nga pemët që stuhia e fuqishme i shkuli me gjithë rrënjë.
Reshjet e dendura të ardhura me re tepër të errëta dhe të ngarkuara, përmbytën disa lagje të kryeqytetit kroat.
Viktima pati edhe në Bosnje e Slloveni. Dëme të shkaktuara nga stuhitë pati edhe në Serbi.
Ndërkohë që Ballkani e Europa përballen me ndryshime drastike, nga zjarri prej temperaturave të larta në vdekje prej stuhive të pandalshme, NASA ka njoftuar se kjo do të jetë vera më e freskët për gjithë vitet në vijim, me shumë mundësi derisa të kemi jetë, pasi çdo verë tani e në vazhdim do të jetë edhe më e nxehtë se paraardhësja.