Nuk marrin fund situatat në BBV. Ndonëse për banorët në shtëpi kjo javë javë ka qenë disi më e qetë, krejt e kundërta po ndodh në ‘dhomën e bardhë’ ku ndodhen Meritoni, Ilnisa dhe Egla ku debatet nuk mungojnë asnjë moment të ditës.
Së fundmi një video është përhapur me shpejtësi në rrjet, ku dëgjohen të bëritura që duket se vijnë nga dhoma e rrëfimit, ndërsa zëri duket si i Eglës ku Meritoni dhe Ilinsa janë mjaft të habitur duke iu afruar dhomës së rrëfimit.
Nuk dihet se çfarë po ndodh, por duket tashmë se situata është shumë e tensionuar.