“Çudirat” nuk kanë të mbaruar në këtë sezon të ri të “Për’puthen”.
Së fundmi historia e Albës, njërës prej konkurenteve ka nxitur mjaft debate në studio si dhe në rrjet. Në takimin e saj të fundit, ajo ka zbuluar se ka qenë e martuar dhe është ndarë, ku dhe ka treguar mes lotësh historinë e saj të “fortë” të mbushur me dhunë psikologjike e fizike për plot 5 vite, sipas versionit të Albës. Kjo histori u zbuluar pasi Vedati, djali me të cilin doli në takim, kishte shkuar të pyeste për Albën në fshatin e saj të lindjes, ku dhe kishte mësuar për martesën e saj.
Pas kësaj, Alba ka hasur në mjaft kundërshti nga konkurentët meshkuj ku dy prej tyre, Armandi dhe Aureli e ulën konkurenten në një përballje në studio dhe sipas “fjalëve të fshatit” e quajtën me “njollë në biografi”.
“Fshati nuk flet kot dhe fshati thotë që gabimi ke qenë ti. Po do tregoje vet, po do të sjell fshatin këtu t’a tregojë” – i është drejti Aureli Albës duke e quajtur me “njollë në biografi”.
Kjo situatë nuk i ka “shpëtuar” as Ina Kollçakut e cila ka qenë konkurentja e parë e sezonit të parë të formatit. Përmes një reagimi në Instastory, Ina shkruan:
“Ore ça paskan thënë në ‘Për’puthen’? Vërtet është përdorur shprehja “njollë në biografi”? Hahahaha të qesh apo të qaj?”
Më tej, në reagimin e një ndjekëseje, Kollçaku shkruan: “Aaaa ka thënë fshati!!! Tani e kuptoj vërtetësinë dhe matjen e saktë të saj! P.S: Nuk ka faj TV për mendësinë e popullit! Një reality tregon nivelin dhe mendimin e vërtetë të popullsisë!”
Mendoni se kjo është vërtet mendësia e të rinjve sot dhe “historitë e fshatit” janë “matësi shkencor” i biografisë së një vajze në Shqipëri?!