Një ndër personazhet që mori shumë vëmendje në premierën e filmit ishte Sara Hoxha. Përpos faktit, që ishte eksperienca e saj e parë si aktore dhe ndër projektet e para që ajo merr pjesë në televizion (kujtojmë se hera e parë në TV për Sarën ishte pjesëmarrja në DWTS, ku u shpall fituese) , ajo që ra shumë në sy ishte fakti se Sara Hoxhën nuk e shoqëronte partneri i saj, Ledri Vula.
Sa i përket kësaj, Sara tha se Ledri nuk ishte i pranishëm pasi donte që të gjithë shkëlqimin dhe vëmendjen t’ia linte asaj, gjë që nuk u besua shumë në rrjet.
Një detaj tjetër që ra në sy, ishte fakti që Sara dukej e mërzitur dhe pak e shpërqëndruar gjatë gjithë eventit, ndërsa rrjeti e ‘justifikoi’ me faktin që nuk është mësuar me kaq shumë vëmendje, teksa vet Sara ka shpjeguar se kishte bërë botox, ndaj fytyra e saj dukej e ‘ngrirë’.
Pra, deri këtu gjithçka në rregull – po themi që është e besueshme, derisa veprimi i fundit i Ledrit ka ngritur dyshime mbi gjithçka u tha për premierën, nga ana e aktores.
Reperi së fundmi duket se është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale. Ndonëse ai vazhdon t’a ketë llogarinë aktive, Ledri ka hequr thuajse gjithë postimet e tij nga Instagrami, madje edhe foton e profilit.
Gjithashtu, Ledri nuk është më aktiv me story në Instagram, teksa sytë e rrjetit ishin nga profili i Ledrit nëse do postonte diçka për partneren e tij dhe suksesin e saj, gjë që nuk ndodhi. Tashmë, mbetet të shohim nëse Ledri do të jetë në premierën e filmit në Kosovë më datë 18 Tetor.