Pak ditë më parë, Krist Aliaj është pyetur në “Pushime On Top” lidhur me aludimet për një lidhje të mundshme me Dea Mishel – aludime që Kristi i ka hedhur poshtë, duke thënë se Dean e ka “shok shumë të mirë” (mirë që nuk e bëri vëlla :p )
Ndërsa ditën e djeshme, ai ka treguar që po dashurohet me një person dhe kjo është një ndër arsyet për të cilat, ai ka vendosur përfundimisht të kthehet në Shqipëri.
Mirëpo, nga ana tjetër Kristi në BBV ka treguar dhe e kemi parë dhe vet, që si natyrë e ftohtë që është, nuk i ka fare qejf përqafimet me miqtë. Kjo natyrë e Kristit ka nxitur edhe më shumë aludimet e rrjetit për një lidhje të mundshme me Dea Mishel, pasi dje në finalen e “She’s On Top” ata janë parë shumë të afërt dhe gjithë kohën të përqafuar me njëri-tjetrin, gjë nuk është tipike e natyrës së Kristit dhe as të Deas, të paktën me sa kemi parë dhe dëgjuar brenda shtëpisë së BBV.