“BBV është një eksperiencë që bëhet një herë dhe nuk harrohet për gjithë jetën…”, ka qenë kjo shprehja e përdorur nga shumë ish banorë të BBV kur janë pyetur për formatin e me sa duket kjo është pak po e sigurt.
Së fundmi ka qenë Egla Ceno, fituesja e BBV3 ajo që ka përmendur edicionet e kaluara të formatit e sigurisht me pak ‘thumba’ brenda.
Në reagimin e saj në Instastory, Egla shkruan:
“Pashë nja dy video ku njëri nga BBVA2 thoshte “unë mbaj rekordin”. Pastaj pashë nja dy video ku njëri nga BBVA 3 thoshte “unë jam fituesi”. M’hypën ca dyshime dhe vajta të pyes në Google. Aty thoshte ndryshe. Pyetja lind natyrshëm; çfarë preshi hanë këta njerëz? P.S. Ma mbani fort edhe rekordin, edhe fitoren”, shkruan Egla.
“Unë mbaj rekordin” ka qenë fjali e përdorur nga Luiz Ejlli në një intervistë të fundit, ndërsa sa i përket Jul Dedës e ka thënë shpesh herë që është ai fituesi e me sa duket këto deklarata nuk i kanë pëlqyer Eglës, e cila ka reaguar përmes këtij postimi.