Fifi dhe Graciano patën një paraqitja mjaft të bukur mbrëmjen e sotme në Dancing With The Stars.
Ajo së bashku me partnerin e saj balerin, Graciano Tagani, kërceu një “Charleston”, i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe juria.
E teksa morën shumë pikë nga anëtarët e jurisë, Fifit në një moment juria ia kujtoi arsyetimin e javës së kaluar kur kishte thënë “se ka 77 kile dhe s’mund të jetë shumë e lirshme në skenë”.
Në një moment, këngëtarja nga Kosova bëri një deklaratë të papërshtatshme duke thënë: “Javën e kaluar isha me perioda, goce”.
Pasi tha këtë, balerini Graciani ia mbylli gojën në shenjë turpi, ndërsa prezantuesja Bora Zemani tha se momente të tilla femërore mund të ndodhin në skenë dhe se ishin më se të kuptueshme.