Bllokimi për disa orë i kanaleve të transmetimit ‘live’ të ‘Big Brother Vip Kosova’ nxiti spekulimet se në shtëpi kishte nisur një debat i cili më pas kishte agravuar në përleshje.
Ndjekës të shumtë të formatit kanë qenë ata të cilët kanë aluduar se produksioni po fshihet diçka, por e vërteta është krejtësisht ndryshe, sipas produksionit.
Në një postim në ‘Instastory’, moderatorja Liberta Spahiu hedh poshtë gjithë spekulimet duke thënë se bllokimi i transmetimit ‘live’ është shkaktuar nga një problem teknik dhe se askush nuk është përfshirë në debat apo dhunë.