Sezoni i dytë i BBV ka mbaruar prej kohësh e tashmë stafi po bëhet gati për sezonin e tretë të tij, që sipas Ledion Liços pritet të nisë në janar. E megjithatë kurioziteti i publikut lidhur me BBV2 ende nuk është shuar, prej muajsh tashmë.
Madje, jo vetëm në rrjet por pyetje lidhur me edicionin e shkuar të BB i bëhen ende edhe moderatores Arbana Osmani. Në një komunikim pyetje-përgjigje (Ask me a question) me ndjekësit, Arbana është pyetur se cili nga banorët e BBV meritonte më shumë dhe është gjykuar gabim, sipas mendimit të saj. Përgjigjja e Arbanës?
“BB për mua ka mbaruar më 6maj. Kursejini pyetjet për të se nuk kam asnjë përgjigje interesante.” – një përgjigje diplomatike kjo nga ana e Arbanës, por edhe e drejtë pasi kanë kaluar gati 4 muaj nga përfundimi i asaj eksperience televize që kaloi çdo pritshmëri.
Po ju, si e gjykoni përgjigjen e Arbana Osmanit?