Lidhja e Cindy Marina dhe Genar Topallit prej kohësh është në qendër të vëmendjes. Çifti tashmë e ka konsoliduar këtë raport, duke u shndërruar në një prej dysheve më të ndjekura e pëlqyera.
Në të përditshmen e tyre, si Genari ashtu edhe Cindy preferojnë të jenë të thjeshtë dhe të shfaqen larg shkëlqimit të rrjeteve sociale. “Panorama Plus” ka mundur t’i fotografojë në një ditë të zakonshme në Tiranë, ku ashtu edhe si duket, të dy kanë zgjedhur të ecin në këmbë në rrugët e Bllokut.
Prezantuesja kishte zgjedhur një veshje sportive me të shkurtra, ku ajo që na ra në sy ishte firma. Edhe në të përditshmen e saj, ku zgjedh të jetë sportive, ajo nuk heq dorë nga markat. Veshja e saj ishte “Prada” dhe duhet thënë se rrinte perfekt në format e Cindy.Ndërkohë nga ana tjetër, djali i Jozefina Topallit, ndonëse sportiv, dukej më formal në veshjen e tij.
Cindy Marina ka folur publikisht për marrëdhënien e saj me të dashurin Genar Topalli dhe familjarët e tij. Në një intervistë, ajo u shpreh se Jozefina Topalli nuk ndërhyn asnjëherë në lidhjen e tyre dhe gjithçka thotë është ‘vetëm të jeni ju të lumtur’. Ndërkohë tha se nuk kanë ende plane për martesë dhe për t’u bërë në fëmijë.
“Edhe mund të kthehem në Amerikë, nëse pranon Genari. Por do t’ia lëmë së ardhmes. Jozefina nuk ndërhyn shumë në marrëdhënien tonë, thotë ‘vetëm të jeni ju të lumtur’. Është shumë pozitive. Me Genarin shkojmë shumë shpesh në Shkodër. Kam marrëdhënie shumë të mirë me motrën e Genarit, si edhe mamanë e tij. Jo akoma nuk e kam marrë propozimin, jemi akoma herët. Nuk e di! Edhe për fëmijë kemi kohë”, tha Cindy Marina.