“Prime” mbrëmë i BBV u nis me deklarata të forta të Jetmirit për banorët (kryesisht Eglën) dhe vijoi me ‘kunja’ dhe akuza indirekte për produksionin, deklarata që u mbështetën edhe nga Roza.
Duket se tashmë sjelljet e dhunshme dhe të tepruara janë kthyer në normalitetin e banorëve dhe kanë vendosur standardin e ri, i cili është ulur “këmbëkryq” në BBV – standard ky i cili që nga mbrëmë më shpesh se kurrë është ndjekur nga gjithë banorët.
Çfarë ndodhi në BBV në vetëm një mbrëmje pas “Prime”?!
Gjendja e banorëve ka qenë mjaft e rënduar dhe të gjithë janë përfshirë në diskutime me njëri-tjetrin.
Françeska ka debatuar me Heidin, debat ky i cili përfundoi me një thyerje gote duke e përplasur përtokë nga Françeska dhe lot pas kësaj situate.
Më pas ka vijuar një tjetër debat mes Romeos dhe Julit, për Erjolën ku Romeo ka nisur t’i drejtohet duke bërtitur Julit: “o kafshë, ti je kafshë”, ku si përfundim Roza ka ndaluar debatin duke thyer një tjetër gotë duke iu kërkuar të ndalojnë.
A mbaroi gjithçka këtu? Jo – pasi e radhës ka qenë Erjola e cila i është drejtuar me ulërima Meritonit
Pas gjithë kësaj që po ndodh në BBV, me të drejtë ngrihet pyetja në rrjet – a është kjo gjendja e ngarkuar e banorëve si pasojë e sjelljeve të vazhdueshme të dhunës në shtëpi, apo tashmë kjo është e vetmja mënyrë për të ‘mbijetuar’ në lojën e BBV dhe banorët e kanë kuptuar këtë përmes ‘sinjaleve’ të vazhdueshme që kanë marrë?