Jori Delli është në lidhje dashurie me këngëtarin Fred de Palma. Vet këngëtari ka qenë ai që e tregoi i pari lidhjen e tyre, përmes një fotoje në Instagram, duke u puthur me modelen.
Më pas ka qenë Jori ajo që e konfirmoi, me anë të një Instastory, teksa këngëtari ishte në një “sfidë repi”, ku thotë se e dashura e tij është shqiptare.
Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendjen e rrjetit ka qenë fjalia mes rreshtave e këngëtarit, lidhur me shqiptarët. “E dashura ime është shqiptare, vjen nga vendi i budallenjve.” – ka thënë Fred, video që edhe Jori e ka postuar në Instagramin e saj.
Kjo ka bërë që rrjeti të “shpërthejë” kundrejt këngëtarit. “Po dhe si thotë, e dashura ime është nga shteti i budallenjve, për Shqipërinë. U bë ky të shajë Shqipërinë ik mor” – ka qenë një ndër shumë komentet në rrjet.