“Loja” e BBV3 vazhdon, tashmë me një banor më pak, pas përjashtimit të ish-futbollistit Klodian Duro mëngjesin e sotëm.
Nuk dihet ende nëse një banor tjetër do t’i bashkohet shtëpisë, por dyshimet për këtë sapo na i shtoi aktorja Cubi Metkaj.
Prej kohësh emri i saj përflitet si një emër që do t’i bashkohet BBV3, madje edhe vet Cubi u duk sikur e konfirmoi këtë fakt me intervistën e saj në “Top Albania Radio”, ndonëse ende nuk është bërë pjesë e kastit.
Ka qenë Turjan Hysko ai që ka postuar një Instastory pas hyrjes së Olsi Bylykut, ku shkruan: “Tani le të hyjë dhe Cubi dhe jemi në rregull”, ndërsa Cubi e ka ripostuar duke shkruar: “Ka ardh koha t’i plasim më në fund ca gjëra dhe të luajmë edhe ne.”