Diola Dosti është një ndër ish-banoret më të përfolura të sezonit te dytë të “Big Brother VIP”. Teksa ishte në shtëpi, ajo tregoi per vështirësite që kaloi gjatë ndarjes me bashkeshortin e saj, me të cilin thotë se kane ende raporte të mira. E ftuar në “S’e luan Topi”, Diola kishte dhe një mesazh për partneren e tij.
“Ne para se të ndaheshim, u kishim premtuar vajzave që do i conim me pushime në Turqi. Por u ndame dhe nuk shkuam dot. Prandaj i thashë hajde merre vajzen, partneren që ke në krah dhe shkojmë me pushime te githe së bashku.
Nuk shkuam sepse ai tha jo, por unë nuk e kam problem sepse ne do të takohemi shpesh dhe eshte më mire të jemi miq se sa armiq. Unë nuk e kam fare problem. Sot ajo është e zgjedhura e tij dhe ajo ka nje vlere për të, ashtu sic une kam qenë dikur.
Mesazhi im për të është të kujdeset për Dardanin dhe të mos e lendojë dhe te përpiqet që te jemi në harmoni edhe me vajzat. Unë nuk e urrej dhe më të vertetë i uroj më të mirat.- tha Diola.