Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji janë ndër çiftet më të komentuar të momentit, e dyshja duket se po e shijojnë romancën e tyre publikisht dhe në maksimum. Të paktën këtë na lënë të kuptojmë postimet e tyre të shpeshta ku shfaqen krah njëri-tjetrit.
Ka qenë Kreshniku këtë herë, i cili ka postuar një video ku shfaqet duke u puthur në buzë me këngëtaren, një moment tepër romantik e pse jo të mos ua tregonte ndjekësve të tij.
Sigurisht videoja u ripostua në story edhe nga Dafina, ndërsa komentet kanë qenë të shumta.
Së fundmi po përflitet se dyshja e kanë çuar lidhjen në një hap tjetër e po mendojnë martesën, megjithatë një gjë e tillë nuk është konfirmuar në asnjë moment nga çifti.