Dafina Zeqiri prej kohësh tashmë ka konfirmuar lidhjen e saj me biznesmenin Kreshnik Gjergji, e madje çifti janë në prag martese. Ishte vet Dafina ajo që konfirmoi lajmin duke treguar se do të martohet me Kreshnikun në vitin 2024.
Mirëpo, para konfirmit të lidhjes nga këngëtarja, në rrjet qarkulloi një foto e vjetër e çiftit, kur Dafina ishte ende në një lidhje me Dj.Geek dhe shkruante se Kreshniku ishte “kushëriri i saj më i mirë”.
Kjo foto krijoi jo pak zhurmë, por u “harrua” me zyrtarizimin e lidhjes së Dafinës dhe Kreshnikut. Por, në fakt Dafina dhe partneri i saj janë vërtet kushërinj.
Sipas burimeve, bëhet me dije se stërgjyshi i Dafinës dhe stërgjyshi i Kreshnikut janë vëllezër, që sipas llogaritjeve rezulton se këngëtarja dhe partneri i saj janë kushërinj të tretë.
Nuk dihet me siguri nëse kjo është vërtet lidhja familjare mes Dafinës dhe Kreshnikut, por edhe nëse po, duket se dyshja nuk e ka aspak problem këtë, duke qenë se tashmë janë në prag martese, kështu që nuk na ngelet gjë, veçse ti urojmë jetë të lumtur së bashku!