Nëse menduat se Dafina Zeqiri vendosi të “bjerë në qetësi” më në fund, e keni shumë gabim! Pas bashkëpunimit të saj të fundit me Mozzik me titull “Drama x Pahiri” i cili bëri shumë “zhurmë” pasi u mor si një diss për ish-at e Dafinës dhe Mozzik, këngëtarja ka vendosur të nisë një tjetër ‘dramë’.
Këtë herë ‘dramë’ në kuptimin e parë të fjalës! Dafina ka hapur një kanal të ri privat në Instagram (Broadcast Channel), të cilin e ka quajtur “Drama”.
Dhe ashtu si vet emri, Dafina e ka nisur me një përgjigje (indirekte) në formë pyetje për gjithë “unfollow” që ka bërë në Instagram, pasi së fundmi emri i saj është lakuar mjaft për “Operacionin Fshesa” të Dafinës, ku ka hequr mjaft emra të njohur si: Ledri Vula, Sara Hoxha, Dj Geek, Beatrix Ramosaj etj.
” Pyetje: Në qoftë se dikush që e keni në Instagram follow, ju disrespekton live, në prapaskenë, në aeroport, në mesazhe etj, me provokime a çfarëdo qoftë – A e bëni ‘unfollow’? E nëse jo, pse e mbani në Instagram? ”
Pra, me sa duket “unfollow” – et e shumta të Dafinës së fundmi, kanë ardhur si pasojë e mungesës së respektit dhe provokimeve kundrejt saj – të paktën sipas shkrimit të Dafinës në grupin ku tashmë i janë bashkuar 3,3mijë antarë.