Jeta private e këngëtares së njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, pas ndarjes nga Dj Geek është në fokus mediatik.
Ajo ka kohë që ka nisur lidhje të re dashurie me Kreshnik Gjergjin, i cili me sa duket e shoqëron kudo këngëtaren.
Indeksonline ka siguruar pamje nga aeroporti i Prishtinës, ku ditën e djeshme janë parë duke i kapur duart njëri-tjetrit dhe duken më romantikë e më të dashuruar se kurrë.
Çifti Dafina-Kreshnik, duket se po e shijojnë kulmin e dashurisë duke qenë në çdo hap së bashku.