Ilnisa la mbrëmjen e djeshme përfundimisht BBV nga një nominim me Meritonin dhe Eglën.
Largimi i saj nga BBV pati reagime të shumta, ku një pjesë e quajtën padrejtësi largimin e saj pasi nuk pati të bënte direkt në situatat e ndodhura mes Eglës e Meritonit, duke e quajtur edhe në mënyrë figurative si ‘kokë turku’, ndërsa pjesa tjetër mendojnë se në fakt Ilnisa ishte pikënisja e gjithë kësaj historie mes tre protagonistëve.
Para se të lexohej zarfi i eleminimit nga Ledion Liço, edhe vëllai i Ilnisës ka reaguar përmes një postimi në Instastory ku duket sikur ironizon sërish produksionin.