“Pushime on Top” na ka rikthyer edhe një herë në vëmendje dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës, duke ndarë disa momente ekskluzive gjatë dasmës, intervista më të ftuarit VIP si dhe ndjesitë e çiftit.
Mirëpo në këtë dasmë, nuk kishte si të mos e merrte një pjesë të vëmendjes Kridi, djali i Kleas dhe i Elgitit dhe gazetarët sigurisht e kanë “rrëmbyer” për disa momente duke i marrë kështu fjalët e para për dasmën e mamit dhe babit vogëlushit 3 vjeçar.
I pyetur nga Eni Shehu se ku ishte mami dhe babi, Kridi tha:
“Kanë ik…do bëhet damsa mamit!” – duke u kthyer kështu në lajmin më të ëmbël të ditës.
Video është kthyer menjëherë në virale dhe njerëzit po e “adhurojnë” Kridin duke e cilësuar si superstar të së ardhmes, kjo prej shkathtësisë dhe lirshmërisë që ka para kamerave dhe gazetarëve.