Më në fund “Love Island Albania”, ka një datë të fillimit zyrarisht! Nga data 3 shtator (të dielën) do të mund të shohim histori dashurie, flirte, sfida, argëtim, madje edhe thyerje tabush.
Si çdo emision tjetër, edhe “Love Island”, do të funksionojë bazuar në një formulë. Cila është ‘formula’ ?
Një grup konkurrentësh, të cilësuar si “ishullorë”, do të jetojnë të izoluar nga bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur nga kamera. Konkurrentët do të qëndrojnë në një nga vilat e “Green Coast”, në Palasë. Për të mbijetuar në vilë, banorët duhet të shoqërohen me një tjetër banor të vilës, qoftë për dashuri, miqësi apo para.
Çdo banor që mbetet single, eliminohet. Konkurrentët mund të eliminohen edhe përmes votimit të publikut. Ata përballen me lojëra dhe sfida, të krijuara për të testuar aftësitë fizike dhe mendore. Në fund të sezonit, publiku voton për të përcaktuar çiftin fitues. Çifti fitues në fund do të vendoset para një zgjedhjeje, dashurinë apo çmimin e madh, në një zgjedhje të pavarur nga njëri-tjetri.
Sigurisht, ka dhe disa rregulla të qëndrimit në vilë, që janë:
1. Çiftet flenë në të njëjtin krevat që në natën e parë.
2. Konsumimi i alkoolit është i limituar.
3. “Ishullorët” nuk lejohet ta dinë se sa është ora.
4. Janë 24 orë nën monitorimin e kamerave.
“Love Island” konsiderohet si një ndër programet më të ndjekura në botë, dhe tani është gati për të korrur sukses edhe në Shqipëri, nën moderimin e Luana Vjollcës! Bëhuni gati të dashuroheni më 3 shtator, ishullorët po vijnë në ekranin tuaj!! 🙂