Vetëm pak orë na ndajnë nga premiera absolute e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Teksa të gjithë presim emocionet e natës së sotme dhe shfaqjen e filmit plot emocion, dy protagonistët kanë ndarë përjetimet e tyre para premierës, ndërsa ora na afron drejt “Pallatit të Kongreseve”.
Si fillim, ka qenë Luiz Ejlli ai që teksa bëhet gati për premierën, ka folur me ndjekësit e tij përmes një postimi në Instastory.
“Zot i madh, po vjen ora e filmit. Aktor! (sheh veten duke qeshur) Zot i madh na shkoftë mbarë, shihemi sot atje. Emocione pafund!!” – ka thënë Luizi duke imituar zhurmën e rrahjeve të forta të zemrës.
Nga ana tjetër, Olta Gixhari përmes një postimi në Instagram, Olta ka vazhduar me disa falenderime.
“Sot është festë. Ka ngado ngjyra, prozhektor, shkëlqim, xixa. Dhe pas tyre ka gjithmonë njerëz, njerëz të palodhur. Njerëz që e duan punën dhe duan të krijojnë gjëra të bukura. Njerëz të cilëve u jam falenderuese që së pari më benë pjesë të këtij projekti dhe së dyti që së bashku me mua e shndërruam në një nga më të bukurit e karrierës time. Faleminderit! Sot @topchannelalbania nis një faqe të re dhe me krenari do të them UNE ISHA. Faleminderit që besuat tek unë! Një përqafim shumë të madh për të gjithë kolegët e mi në film! Suksese dhe qëllofshim…dashuria është përgjigjja. Shijojeni filmin!” – shkruan Olta Gixhari.
Kujtojmë se ky film është një kapitull i ri edhe për “Top Channel”, pasi “Në kuadër të dashurisë” është filmi i parë me të cilin shënon hyrjen në industrinë e prodhimit të filmave.
Ju urojmë suksese protagonistëve, gjithë kastit të aktorëve, stafit dhe “Top-Channel” ! 🙂