Loredana dhe Karim Adeyemi janë shumë të përfolur dhe lidhja e tyre është në fokus të medias dhe publikut vazhdimisht.
Reperja për herë të parë ka zbuluar se si u njoh me futbollistin e Borussia Dortmund.
Ajo ka treguar se Karimi i kishte shkruar në rrjete sociale. Loredana e kishte takuar pasi ai e kishte ndihmuar të blinin ushqim së bashku.
Ajo theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur. Kjo bëri që t’i shkruante Adeyem-it i cili në ato momente ndodhej në Dortmund. Pas kësaj ata lanë një takim dhe shkuan së bashku në një vend për të blerë ushqim.
“Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë” – tha mes të tjerash Loredana.