Kurioziteti për banorët e Big Brother VIP vazhdon edhe tani që kanë kaluar disa muaj nga mbarimi i reality show-t. Për Françeska Muratin ka pasur gjithmonë kureshtje për veshjet e saj super të shtrenjta dhe për bashkëshortin. Të gjithë e njihnin si emër Ergysin e shumëpëmendur nga Françeska në BBVIP, por pak dinë për të.
Sot, Françeska ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të një ndjekëseje.
“Ku e ke burrin? Jeni ndarë? Sa diferencë moshe keni?” e ka pyetur ndjekësja.
Ndërsa Françeska i është përgjigjur:
“Jemi të dy 29 vjeç dhe kemi 3 muaj diferencë. Ne jemi gjithmonë bashkë kudo. Jemi kaq të lumtur sa s’kemi nevojë t’ia tregojmë botës për konfirmim. Dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime në instagram, e kam reale dhe e kam për vete. Ato që kanë nevojê të shesin një lidhje për të kapur views, le të vazhdojnë, punë për ta. Jam e lumtur në jetën reale. Copëzat e jetës sime i ndaj veç se më kërkoni kaq shumë dhe më bëhet qejfi që jeni kaq të interesuar për ne.”
Kjo ishte ajo çfarë Françeska tha për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, por a mos ishte ky dhe një ‘thumb’ për personazhe të tjerë që postojnë partnerët në rrjetet e tyre sociale?!