Çifti më i përfolur kohët e fundit i showbiz-it shqiptar, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji, kanë kurorëzuar mbrëmë dashurinë e tyre me një dasmë madhështore.
Siç duket edhe nga fotot që të ftuarit VIP kanë publikuar në rrjete sociale, Dafina dhe Kreshniku vezullojnë nga lumturia dhe dashuria.
Dasma ka marrë gjithë vëmendjen e rrjetit dhe mediave, jo vetëm për të ftuarit VIP por edhe për gjithë detajet. I shohim me radhë:
Fustani
Dafina ka shkëlqyer në mbrëmjen e saj më të rëndësishme me plot 4 fustane që ka veshur.
Torta
Dekori
Ambienti ishte i gjithi i mbushur me drita dhe tavolinat të dekoruara me lule të bardha dhe qirinj.
Të ftuarit VIP
Të ftuar në dasmën e artistes kanë qenë disa nga bashkëpunëtorët e Dafinës si: Ylli Limani, MC Kresha, Afrim Muçiqi, Klajdi dhe Bruno si dhe miq këngëtarë të Dafinës si: Dhurata Dora, Rina Balaj, Ronela Hajati, Lori Kacka, Remzie dhe Nexhat Osmani etj.
Ajo çfarë u vu re ishte mungesa e 17 prej bashkëpunëtorëve të afërt të Dafinës si: Lumi B, Elinel, Varrosi, Ron Zaiti, Mozzik, Vig Popa, Cricet, Muma Official, Elgit Doda, Ya Nina, Tayna, Alban Skenderaj, Kida, Buta, Argjentina Ramosaj, 2po2 dhe Tuna.