Pas një dasme përrallore me plot të ftuar, është koha për ca pushime e për të shijuar kohën së bashku!
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë nisur muajin e mjaltit dhe nuk janë larguar nga Toskana, aty ku kryen ceremoninë e dasmës.
Ata kanë zgjedhur qetësinë, e kanë vendosur që muajin e mjaltit ta kalojnë në malet Dolomite, të njohura edhe si Alpet Dolomite, të cilat janë një varg malesh në Italinë verilindore. Ato formojnë pjesë të Alpeve Jugore Gëlqerore dhe shtrihen nga lumi Adige në perëndim deri në Luginën e Piave në lindje.
Çifti ka ndarë vetëm disa copëza nga ky udhëtim në rrjetet sociale, si pamje të vendit e fotografi të tyre duke shijuar pamjen piktoreske.
Kujtojmë se dasma e tyre u zhvillua në 17 Qershor në Toskana. Arbana dhe Eduarti vendosën që ditën më të rëndësishme të tyren ta mbanin private, duke mos lejuar asnjë të ftuar që të postonte foto apo video në rrjetet sociale.
Por, dy ditë më pas ishte vetë Arbana ajo e cila ndau me publikun disa pjesëza të ceremonisë, që nga arredimi e deri tek personat që e ndihmuan të realizonte një natë magjike.