Dasma e Arbanës dhe Edit u kthye në kryefjalën e rrjetit këto ditë.
Çifti vendosi të ishte një ceremoni private ku asgjë nuk do të postohej në rrjetet sociale,gjë për të cilën ishin lajmëruar gjithë të ftuarit paraprakisht.
Megjithatë një ceremoni e tillë nuk mund të shpëtonte pa u vënë re dhe edhe pse jo të gjithë ceremoninë,disa detaje u bënë publike – të cilat mund t’i shihni duke klikuar këtu .
Nga të ftuarit u deklarua se ceremonia dhe e gjithë dasma ishte si një përrallë dhe çdo detaj ishte menduar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Por kush ishte prapaskena e kësaj përralle?
Përgjigjen e kësaj na e jep vet Arbana, e cila sot ka reaguar në Instagramin e saj për ndjekësit e saj,duke i falenderuar të gjithë me radhë.
“Pak dite me pare,ne nje ceremoni private vetem me njerezit tane me te afert festuam dashurine ne te gjitha dimensionet e saj. E megjithese zgjodhem qe kete moment ta mbanim per vete kam ndjere pafund dashurine dhe dashamiresine tuaj qe ka qene e pakursyer si gjithmone. E pakursyer ka qene edhe ndihma qe miqte tane na kane dhene, per te jetuar kete dite ashtu si e kisha enderruar dhe ne do t’ju jemi gjithe jeten mirenjohes per gjithcka keni bere” – ka shkruar Arbana në postimin e saj.
Ideja e dasmës në Toskanë, është menduar që para dy vitesh me organizatorin e dasmës.
Fustani që Arbana ka veshur, ka qenë ideja Armand Pezës dhe ‘Geraldina Sposa’ dhe sigurisht dhuratë nga ata për ditën më të veçantë të moderatores.
Dekori dhe lulet janë mundësuar nga ‘Floral Fantasy’ ,një brand i njohur i luleve që bashkëpunon me shumë personazhe të njohur shqiptarë.
Sigurisht,në dasma të tilla nuk mungojnë surprizat. E tillë ka qenë ajo e Flori Mumajesit, i cili kishte përgatitur një këngë për çiftin, të kombinuar me zërin e Arbanës dhe Jonit.
Ftesat janë përgatitur me shumë dashuri nga vet çifti.
Sa i përket krehjes dhe grimit ,Arbana sigurisht ka zgjedhur bashkëpunëtorët e përhershëm,Arbër Bytyqi dhe Jetmira Dushi.
E çfarë është një dasmë shqiptare pa shumë mish fundja?! Kjo ishte dëshira e dhëndrit- të kishte shumë mish.
Për dasmën e Arbanës dhe Edit është mbledhur gjithë tartufi i zonës , që të ftuarit të shijonin pastat më të mira në Toskanë.
Dhe sigurisht, pijet ishin të përzgjedhura me shumë delikatesë nga nusja ‘pijedashëse’. 🙂 Shampanjë,shampanjë,shampanjë!!!
Pra miq, nëse po mendoni të bëni një dasmë të tillë, duhet të siguroheni që pas jush qëndron një ekip i tillë!!