Prej dy muajsh janë mbyllur xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin. Ndërsa mbetemi në pritje të trailerit të filmit, ditën e sotme u publikua më në fund data e premierës në faqen zyrtare të “Top-Channel” dhe “Top Channel Films”.
Teksa filmi do të shfaqet në kinema më datë 10Tetor, diçka tjetër irritoi publikun dhe kryesisht fansat e protagonistëve.
Në përshkrimin e postimit në fund, janë shkruar emrat e aktorëve të filmit. Ajo që ka mërzitur fansat është se emri i Sara Hoxhës ndodhet i dyti në radhë, pas atij të Ndriçim Xhepës, e më pas emrat e protagonistëve dhe aktorëve të tjerë.
Rrjeti shprehet se ky është një detaj i vogël, por i rëndësishëm, pasi sipas tyre në radhë duhet të ishin fillimisht aktorët e mëdhenj e më pas të tjerët. Të tjerë shprehen se emri i protagonistëve duhet të ishte në fillim e më i aktorëve të tjerë, sipas rolit të tyre, ndërsa një pjesë shprehen se minimalisht duhet të ishin vendosur sipas rendit alfabetik, dhe emri i Sara Hoxhës nuk ka vend aty.
Ju si mendoni, është kjo një vendosje rastësore e emrave apo e menduar nga produksioni?!