Disa nga debatet më të forta brenda shtëpisë së Big Brother Vip, fituesi i saj, Luizi i kishte me Dean, e cila gjithashtu shkoi deri ne finale. Me sa duke Luizi ende nuk i ka harruar disa fjalë të saj, kështu që ne party-n e fundit të zhvilluar nuk harroi t’i bente një lloj hakmarrje. Duke thën :
“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra ështe provincë.
Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë : kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, keshtu që sot dua dhe ndihmën tuaj për t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujdo që thotë që Shkodra eshtë provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o’