Dea Mishel është një personazh mjaft i komentuar dhe i dashur në showbiz dhe rrjete sociale, ku dhe është mjaft aktive lidhur me përditshmërinë e saj dhe bisedat me ndjekësit.
Së fundmi, Dea ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ndër të tjera është pyetur nëse ka komplekse lidhur me trupin e saj, ndërsa finalistja e BBV2 ka ndarë edhe mendimin e saj rreth operacioneve plastike, duke ndarë kështu dhe një mesazh mjaft të vlefshëm për të gjitha vajzat që shpesh kanë kompleks me trupin e tyre.
“Ka gjëra që më pëlqejnë dhe ka gjëra që nuk më pëlqejnë te trupi im. Si çdo njeri. Por në tërë s’ka ndonjë rëndësi specifike asnjëra. Nuk mendoj që vlera ime si njeri vjen nga trupi. Por jam e lumtur për trupin që kam, jam rehat me veten. Kemi kaluar shumë, e kam parë trupin tim të rikuperohet si me magji. Më vjen keq të bëj ndërhyrje plastike, më duket si sulm ndaj vetes.” – shprehet Dea.