Dea Mishel ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Top Arena” , ku ka folur për periudhën e saj të veshtirë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Moderatorja ka treguar për ndërhyrjen që ka kryer si dhe ka ndarë një mesazh për të gjithë ata që po kalojnë një periudhë të vështirë.
Mirëpo, ndonëse ndau një moment mjaft delikat të saj, menjëherë rrjeti ka shpërthyer në komente negative e ofendime kundrejt Deas, për shkak të antipatisë së krijuar për të me pjesëmarrjen e saj në BBV2, ku ajo shprehet se edhe pas kësaj periudhe të vështirë me shëndetin njerëzit në rrjet i kanë uruar vdekjen.
Disa personazhe publikë i kanë dalë në mbrojtje finalistes së BBV2, mes tyre: Zhaklin Lektari, Efi Dhedhes, Argjira Spanca e Jori Delli.