Dea Mishel ka qenë e ftuar në “Fan Club” për të folur lidhur me situatat e ndodhura gjatë javës në BBV.
Një ndër situatat e ndodhura sot në orët e para të mëngjesit, ka qenë debati Sara-Bardhi, ku Bardhi i ka kërkuar Sarës hapësirë ndërsa Sara i ka thënë nëse kjo ndodh, do të jetë ndarje definitive.
Lidhur me këtë debat të ashpër mes tyre, Dea është shprehur:
“Mahnitem sa herë i shoh. Më duken argëtues për t’u parë në show. Një pëlqim ka aty. Si karaktere janë unikë, Bardhi është më i tërhequr ndërsa Sara ka shpërthime. Mezi pres ta shoh si do zhvillohen. Bardhi të drejtë ka se janë shumë gjëra të Sarës për t’u procesuar për pak kohë.”