Dita e sotme shënon nisjen e sezonit të ri të “E diell” , një nga programet më të dashura për publikun, si rezultat i larmishmërisë së rubrikave që trajton dhe gjithë personazheve që janë pjesë e programit, ndër to edhe Dea Mishel.
Deas i është besuar moderimi i një programi tërësisht të ri, autore e të cilit është vet ajo, së bashku me moderatoren Argjira Spanca.
Por, për çfarë bëhet fjalë saktësisht? Rubrika e Dea Mishel dhe Argjirës quhet “Influencer”, dhe është i llojit “reality-show”, i cili mbledh 5djem dhe 5vajza ‘influencers’ së bashku në një vilë, të cilët janë të lidhur ngushtë me artin, në fusha të ndryshme të tij. Influencerët do të jetojnë së bashku dhe çdo javë do të sfidohen, duke treguar gjithë potencialin e tyre. Programi do të sjellë sfida, argëtim, bashkëjetesë të të rinjve.
A është i ngjashëm si BBV programi “Influencers”?
Jo, nuk është. E vetmja ngjashmëri është që konkurentët do të jetojnë së bashku. Ndryshe nga BB, “Influencers” do të transmetohet një herë në javë, gjatë programit “E diell”. Gjithashtu, nuk ka kufizime të tilla si mungesa e telefonave, pasi influencerat e rinj do të filmojnë gjatë gjithë kohës me telefonat e tyre.
Këtyre pyetjeve, iu ka kthyer përgjigje edhe vet Dea Mishel, përmes Instastory, ku ka treguar gjithë detajet e para!
Si ju duket programi më i ri?! Sipas nesh, premton shumë lidhur me argëtimin dhe njohjen edhe më gjerë në publik të profesionit të influencer, i cili është trend prej vitesh tashmë edhe në Shqipëri.