Teksa “E diell” nis sezonin e ri këtë të dielë, të shumta janë rubrikat e reja që programi do të sjellë, e bashkë me to personazhet publikë, ish-banorë të BBV.
Së fundmi, është bërë me dije se një nga rubrikat e reja të “E diell” do t’i besohet Dea Mishel në moderim.
Rubrika e Deas do të përfshijë TikTok-ers të ndryshëm dhe pritet të jetë më tepër e lidhur me rininë, teknologjinë dhe rrjetet sociale.
Dean e kemi parë që në sezonin e shkuar pjesë të “E diell”, të ftuar në rubrika si dhe anëtare jurie në “She’s On Top”, por tashmë do e shohim edhe si moderatore, eksperiencë të cilën Dea e provoi për pak minuta në një nga Prime-t e BBV e me sa duket është pëlqyer shumë. Urime Dea! 🙂