Dea Mishel është përballur sot sërish me një problematikë në Instagramin e saj. Pasi nisjes së rubrikës “Influencers” me një tjetër konceptim, nën modetimin dhe autorësinë e Dea Mishel dhe Argjira Spanca, Dea vendosi të ndajë disa momente të eksperiencës së saj të re me ndjekësit në Instagram.
Mirëpo, moderatores i ndodhi e papritura. Asaj iu hoq postimi nga Instagrami, si rezultat i pëlqimeve artificiale, pra të blera, gjë që Instagrami nuk e lejon. Këtë njoftim të Instagramit, Dea e postoi në Instastory, ku shkruan “Sa xheloza jeni, a s’keni punë tjetër? Mirëmëngjes!“
Por çfarë ka ndodhur?! Sikurse e kemi parë nëpër shumë personazhe publikë, ekziston fenomeni i pëlqimeve të blera, dhe me sa duket të njëjtën gjë kanë bërë dhe Dea Mishel, në mënyrë që Instagrami t’a identifikojë llogarinë e Deas si llogari që përdor “bots” (llogari fake) për të rritur audiencën e saj.
Nuk është hera e parë që moderatores i ndodh diçka e tillë, pasi më herët i ka ndodhur edhe në llogarinë në Tik-Tok që janë blerë ndjekës artificialë për llogari të saj, teksa Dea Mishel u shpreh se nuk e ka të nevojshme diçka të tillë.